VLERESIME TE NDIKIMIT NE MJEDIS

Shërbime në fushën e mjedisit. Hartimi i raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis(VNM). Përfshi raportet Paraprake dhe të Thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe auditimi mjedisor. Kryerja e ekspertizave të ndryshme në fushën e mjedisit, si dhe shërbime si ekspertë për të vlerësuar një raport të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Ekspertizat mjedisore të hartuara. Shërbime Konsulence teknike-profesionale dhe juridike në fushën e mjedisit.Hartimi i të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për aplikimet për VNM Paraprake dhe të Thelluar, si dhe për leje mjedisore të tipit A, B ose C. Aplikimi dhe ndjekja e të gjitha procedurave të nevojshme për një aplikim për miratim të VNM ose të një leje mjedisore, deri në miratimin dhe zbardhjen e dokumentit të lejes apo licencës. Në ndjekjen e procedurave për pajisje me Akt-Miratimi të VNM ose Lejeve Mjedisore përfshihen paraqitja e kërkesës për realizimin e procedurës së konsultimit me publikun, bashkërendimi dhe organizimi i konsultimit me publikun në përputhje me kërkesat ligjore, aplikimi pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe ndjekja e praktikës për plotësime informacioni të mundshme. Në perfundim printimi i licencës/lejes dhe dorëzimi i dosjes tek kërkuesi. Gjithashtu edhe hartimi i dokumentacionit dhe aplikimi për licenca profesionale në fushën e mjedisit të tilla si Licenca të aktivitetit të menaxhimit të mbetjeve dhe leje eksporti të mbetjeve.)

AUDITIM MJEDISOR

Auditimi mjedisor eshte nje proces specifik i cili kerkon njohje te shumaneshme te natyres, shkaqeve dhe te ceshtjeve te vecanta te ndotjes mjedisore. Per kete qellim nje ekspert mjedisor duhet te kete njohuri lidhur me: menyren se si menaxhohet nje auditim mjedisor, metodika, procedura etj. Kjo eshte ceshtje e karakterit te pergjithshem por kane te bejne njekohesisht dhe me hartimin e nje programi auditimit i cili ka elementet perberes te tij. Nje ceshtje tjeter lidhet me vleresimet e uditit mjedisor dhe se si keto vleresime do te sherbejne per te ndermarre masa parandaluese ne te arrdhem. Keshtu qe raportet e AM jane jo vetem konstatuese por propozojne dhe masa konkrete per te parandaluar ndotjet ne te ardhmen. Auditi duhet e njohe ekseprienca kombetare dhe nderkombetare se si hartohet dhe cilet jane pjeset perberese te tij. Raporti i auditimit ashtu si dhe raporti i VNM duhet te permbajtne informacion, analiza, konkluzione dhe rekomandime perkatese.

EKSPERTIZA MJEDISORE

Ekspertiza mjedisore per aktivitete te ndryshme ne funksion te individeve, personave fizike, juridike institucione te ndryshme perfshire institucionet e drejtesise.

KONSULENCE PER CESHTJET E MJEDISIT

Konsulence juried per ceshtjet e mjedisit, per procedurat e dokumentacionit per rastet e rivleresimet dhe rinovimeve te lejeve mjedisore si dhe detyrimet qe lindin si rrjedhoje e kuadrit ligjore dhe kushteve te lejeve mjedisore.

RAPORTE PERIODIKE VETMONITORIME

Bazuar ne kuadrin ligjore per mbrojtjen e mjedisit subjektet juridike kane detyrim kryerjen e procedures se vetmonitorimit per ndikimet qe ata shkaktojne ne mjedise. Ky vetmonitorim kryhet periodikishte cdo 3-6 muaj.

PROJEKTE PER REHABILITIMIN MJEDISOR DHE PLANE TE MENAXHIMIT TE MJEDISIT

Hartimi I ekspertizave dhe projekteve te rehabilitimit te mjedisit me qellime minimizimi I ndikimit ne mjedise te nje aktiviteti I cili zhvillohet ne nje zone pyjore, ose ne mjedisin biologjike ne teresi. ( punimet e zbulimit dhe shfrytezimit te mineraleve te llojeve te ndryshme metalore dhe jometalore, ndertimi dhe venia ne shfrytezim e hidrocentraleve ndertimi I rrugeve dhe I landfill-eve te ndryshme, etj.